“Të dua”, supertifozja kroate zgjedh futbollistin e preferuar në Botëror
Tifozja më e bukur dhe më e famshme kroate, Ivana Knoll, ka rrëfyer emocionet dhe përshtypjet e saj mbi Kupën e Botës. Nga Philadelphia, ajo theksoi për emisionin “Kampionët e Botës” në Tv Klan se atmosfera është shumë pozitive, ndërsa beson se Kroacia do vijojë të marrë rezultate pozitive, por mbetet e paqartë mbi faktin se sa larg mund të shkojë. Ajo u shpreh se lojtari më i preferuar në këtë Botëror, është norvegjezi, Erling Haaland, për të cilin theksoi se është njeri i mrekullueshëm. Pjesë nga intervista: Marina Vjollca: Si po e përjeton këtë Botëror? Ivana Knoll: Është e jashtëzakonshme. Është Kupa e Botës e katërt që unë ndjek. Katari për mua ishte më mirë, sepse çdo gjë zhvillohej në qytet të vetëm, megjithatë është diçka e jashtëzakonshme dhe...
Burimi:
javanews.al