“Mos harroni, nesër do jetë protesta kombëtare”/ Arben Kola lëshon thirrjen e fortë: Çdo shqiptar të jetë këtu

“Mos harroni, nesër do jetë protesta kombëtare”/ Arben Kola lëshon thirrjen e fortë: Çdo shqiptar të jetë këtu

Protesta masive në Tiranë ka shënuar sot ditën e 27-të radhazi, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar e gjitha te tubimi i madh kombëtar i paralajmëruar për ditën e nesërme. Gjatë fjalës së tij para qytetarëve, aktivisti Arben Kola ka bërë një thirrje të fortë, duke u kërkuar shqiptarëve për të shkatërruar çdo pengesë e mur që ka zaptuar hapësirat publike dhe pasuritë natyrore të vendit. “Nesër do jetë protesta kombëtare! Mos harroni! Ftojmë çdo shqiptar të jetë nesër këtu, të prishin gardhet e muret që kanë zaptuar lumenjtë tanë kudo! Merrni kazma, lopata e leva dhe prishni këto gardhe e mure që u kanë zënë frymën lumenjve, bregdetit tonë!”, ka deklaruar Kola nga sheshi. Në fjalimin e tij, ai theksoi se kjo lëvizje qytetare ka...