Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

Lamallari: Siguria rrugore mbetet prioritet, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka apeluar për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga të gjithë përdoruesit e rrugës, duke theksuar se, megjithëse aksidentet rrugore kanë shënuar një trend rënës ndër vite, ato vijojnë të jenë shkaktari kryesor i humbjeve të jetëve njerëzore. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, ministri Lamallari nënvizoi se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbetet faktor kyç për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve. “Nuk është kurrë mjaftueshëm ndërgjegjësimi mbi nevojën e respektimit të normave të drejtimit të automjetit dhe sigurisë rrugore. Do të vijojmë çdo ditë me apelin për ndërgjegjësim, mbikëqyrje dhe sanksionim me qëllim parandalimin e humbjeve në jetë njerëzore dhe lëndimin e qytetarëve”, shprehet ministri. Ai theksoi se Policia e...