“Ky koncert futet në radhën e aferave, dhe zullumeve”/ Reagon, Këlliçi: 4.2 mln euro nga taksat e shqiptarëve, Rama…

“Ky koncert futet në radhën e aferave, dhe zullumeve”/ Reagon, Këlliçi: 4.2 mln euro nga taksat e shqiptarëve, Rama…

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar në Facebook për koncertin e Kanye West, ku akuzoi Edi Ramën se po e përdor eventin për propagandë politike. Këlliçi theksoi se Rama “ka kohë që e shet koncertin si të vetin” dhe po përpiqet ta paraqesë atë si një “antimiting” përballë protestave kundër qeverisë. Ai gjithashtu shtoi se organizimi i koncertit i ka kushtuar shqiptarëve 4.2 milionë euro, ky, një tjetër abuzim me fondet publike. “4.2 mln euro që të duket mirë Edi Rama. Ky koncert futet që tani në radhën e aferave dhe zullumeve që ai bën me taksat e qytetarëve”, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.