“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale
Lumë komentesh kanë vërshuar në profilin e deputetit socialist Erion Braçe, pas komenteve të këtij të fundit se protesta ka humbur qytetarizmin me dhunën e ushtruar drejt deputetëve të vendit e sidomos ndaj Policisë së Shtetit. Madje në profilin e tij ka dhe nga ato komente që shkojnë deri në kërcënime me jetë. Ai e quan këtë fushatë “fashizëm online” që duhet të përballet me forcën e ligjit, sepse kërcënimet janë të drejtpërdrejta, sulmet fizike dhe dhuna po ashtu, ndaj si të tilla ato duhet të marrin fund. “Ndërkohë që po shkruaj, një tjetër kërcënim me emër e mbiemër mbërriti këtu dhe thotë që do më vrasë shumë më shpejt nga ç’mendoj unë”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe. Deputeti socialist i përgjigjet tërthorazi edhe...
Burimi:
javanews.al