Kuvendi nuk “gjen qetësi”/ Demokratët nuk “lëshojnë” foltoren, Peleshi pezullon seancën: 1 orë pushim!

Kuvendi nuk “gjen qetësi”/ Demokratët nuk “lëshojnë” foltoren, Peleshi pezullon seancën: 1 orë pushim!

Me tensione ka nisur sërish seanca plenare në Kuvend, pasi demokratët nuk kanë pranuar të lëshojnë foltoren. Pas pak minutave debat dhe faktin që demokratët nuk pranonin të tërhiqeshin edhe të vijohej me rendin e ditës, kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërprerë seancën dhe ka njoftuar një orë pushim. Gjithçka nisi pasi u paraqit rendi i ditës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi dhe më pas iu dha fjala ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, për të paraqitur konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, opozita bllokoi foltoren duke kërkuar diskutim procedural. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, tha se fjala për procedurë ishte dhënë më herët, pas paraqitjes së kalendarit të punimeve, por sipas tij ajo nuk është respektuar nga...