Propozimi për shkrirjen e bashkive Divjakë e Patos, Baçi thirrje deputetëve socialistë të Fierit: Shprehuni, jeni…
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Fier, Luan Baçi, ka dalë kundër propozimit për rishikimin e hartës së re administrativo-territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkive Patos dhe Divjakë. Në një reagim në Facebook, Baçi u është drejtuar qytetarëve të Patosit dhe Divjakës, pavarësisht bindjeve politike, duke deklaruar mbështetjen e tij ndaj kundërshtimit të tyre për shkrirjen e dy bashkive. Ai ka kërkuar që edhe deputetët socialistë të qarkut Fier të bëjnë publik qëndrimin e tyre për këtë çështje. “Zonja dhe zotërinj 12 deputetë të PS të qarkut Fier. A jeni dakord që PATOSI ti bashkohet bashkisë Fier ? A jeni dakord që DIVJAKA ti bashkohet bashkisë Lushnje? Në qoftë se PO, pse nuk dilni dhe të argumentoni me fakte, pse duhet te shkrihen këto dy...
Burimi:
sot.com.al