Kuvendi LIVE | Katër interpelanca në rend dite, në fokus ‘KAYO’, Porti i Durrësit dhe Arsimi
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte, 16 prill, në seancën e radhës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar katër interpelanca të kërkuara nga opozita, si dhe një sërë projektligjesh dhe diskutimesh parlamentare. Seanca ka nisur rreth orës 10:00 dhe përfshin interpelanca urgjente me ministra dhe përfaqësues të qeverisë për çështje të ndryshme me ndjeshmëri politike dhe publike. Një nga interpelancat kryesore është ajo e kërkuar nga Partia Demokratike me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, lidhur me krijimin, funksionimin dhe marrëdhëniet kontraktuale të shoqërisë ‘KAYO’. Opozita ka ngritur gjithsej 22 pyetje që lidhen me rolin e ministrit, procedurat kontraktuale, kontrollin parlamentar dhe çështje të sigurisë kombëtare. Një tjetër interpelancë e PD-së është me Ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, ku do të kërkohen sqarime...
Burimi:
javanews.al