Kuvendi dha “OK”-in, Lamallari zbulon ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit: Nga zinxhiri i komandimit te karriera

Kuvendi dha “OK”-in, Lamallari zbulon ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit: Nga zinxhiri i komandimit te karriera

foto ilustrim: policia e shtetit-besfort lamallari TIRANË- Kuvendi miratoi sot ndryshimet për ligjin për Policinë e shteti. Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar paketën e ndryshimeve si një reformë që synon forcimin e institucionit, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 82, datë 26.07.2024, ‘Për Policinë e Shtetit’” u miratua me 52 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim. Sipas Lamallarit, ndryshimet e miratuara parashikojnë forcimin e kapaciteteve drejtuese, një strukturë më të thjeshtë dhe funksionale, si dhe një zinxhir më të qartë komandimi. Po ashtu, ndryshime të tjera lidhen me sistemin e karrierës, dhënien fund të vakancave dhe administrimin më modern të burimeve njerëzore. Lamallari thekson...