Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Kuvend/ Tensione për protestën, deputetët e PD-së bllokojnë Foltoren

Seanca plenare është përfshirë sërish nga tensionet, teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përplas me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me protestën e qytetarëve jashtë Kuvendit. Berisha mbrojti protestën dhe bëri thirrje për largimin e kryeministrit, ndërsa Balla e sfidoi atë të dilte mes protestuesve për të parë nëse do të pranohej apo jo prej tyre. Tensionet u rritën edhe më tej kur, gjatë fjalës së Ballës, deputeti demokrat Flamur Noka ndërhyri me akuza dhe ofendime në drejtim të deputetit socialist. Më pas, seanca u shoqërua me kaos dhe thirrje nga vendet e deputetëve të opozitës. Kryetari i Kuvendit në detyrë, Niko Peleshi, tentoi të vijonte drejtimin e seancës mes zhurmës në sallë. Deputetët e Partisë Demokratike zunë...