Kushtet e BE, Ndoja për integrimin: Është koha kur bie fasada dhe kërkohen rezultate konkrete…
Kushtet e BE, Ndoja për integrimin: Është koha kur bie fasada dhe kërkohen rezultate konkrete… Në një kohë kur qeveria shqiptare po feston si një sukses të padiskutueshëm hapjen e grup-kapitujve të parë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duket se realiteti është shumë më i ndërlikuar dhe i mbushur me detyra sfiduese që lihen në hije. Deputeti demokrat Arjan Ndoja që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, tha se procesi i integrimit, veçanërisht ai i njohur si ‘Cluster 1’ që përfshin sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe sigurinë publike, po përballet me një ngërç të madh: përkthimi dhe miratimi i ligjeve nuk mjafton. Aktualisht, Shqipëria ka në proces rreth 28 ligje për të përafruar legjislacionin me atë të...
Burimi:
sot.com.al