Kush po financon fushatën kundër pushimeve në Shqipëri? Deputeti i PS nxjerr videon e rreme që po shpërndahet në gjithë Europën!
Deputeti i PS Taulant Balla ka denoncuar një fushatë të organizuar dezinformimi që synon dëmtimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka paralajmëruar qytetarët dhe turistët për një video të rreme, e krijuar me inteligjencë artificiale, e cila po shpërndahet në mënyrë masive nga qindra llogari sociale në vende si Polonia, Çekia, Rumania, si dhe në vendet skandinave dhe balltike. “Shikojeni, shikojeni këtë video të rreme ©️AI, e cila po shpërndahet nga qindra llogari sociale në Poloni, Çeki, Rumani, vendet skandinave, balltike etj. Madje edhe media të caktuara e publikojnë. Bëjnë thirrje të anullohen pushimet në Shqipëri, duke trilluar se lungomare në Vlorë është bllokuar nga 300 mijë protestues. Ndiqeni deri në fund për të parë...
Burimi:
javanews.al