Ish-ministri Lleshaj i dërgon mesazh Ramës: Dorëheqja është bekim! Dorëzoni Ballukun te drejtësia…
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm demokratik për vendin. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ish-ministri socialist i dërgon një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës duke theksuar se dorëheqja nuk është dramë, por një vendim që merret kur “koha është pjekur”. “Sikur të kisha komunikim me kryeministrin dhe vullnetin e tij për një këshillë, mbase do t’ia kisha dhënë, por koha e ka sjellë edhe shuarjen e këtij komunikimi. Ndaj, në këto kushte, mendoj se mua më takon vetëm heshtja etike dhe profesionale që lidhet me marrëdhënien e dikurshme politike me kryeministrin. Personalisht mendoj se dorëheqja nuk është ndonjë dramë, por një lloj bekimi që njeriu përjeton në momentin kur koha është pjekur për të. Unë...
Burimi:
syri.net