“Kush përpiqet të imitojë, bën gabim”, Rama paralajmëron Spiropalin: Mund të gabosh edhe herën e dytë, por jo të tretën
Në një intervistë ndryshe për “Koha Jonë”, përballë Nikoll Lesit, kryeministri Edi Rama është pyetur edhe për zhvillimet brenda Partisë Socialiste, mes emrave që ditët e fundit kanë krijuar debat publik. Në fokus të bisedës ishte edhe Elisa Spiropali, ish-ministrja e tij, e cila prej javësh i ka dalë publikisht hapur me qëndrime të forta dhe deklarata të gjata nëpër rrjetet sociale. Lesi e pyeti Ramën nëse brenda PS-së ka nisur të “ziejë kazani”, duke përmendur statusin e Spiropalit, por edhe qëndrimet e Erion Braçes ndaj Ogerta Manastirliut. Kryeministri fillimisht u ndal te Braçe, për të cilin tha se ka qenë gjithmonë vetvetja dhe se nuk ka asgjë për t’u çuditur nga qëndrimet e tij. Sipas Ramës, Braçe ka qenë, është dhe do të mbetet...
Burimi:
sot.com.al