“Kur nisëm këtë rrugëtim, arsimi profesional ishte i degraduar”/ Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që…
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u diskutuan rezultatet e reformës në arsimin dhe formimin profesional. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se arsimi profesional ka ndryshuar dhe se 63% e nxënësve që e përfundojnë këtë arsim, nisin menjëherë punë. “Është një ditë e rëndësishme për të folur për çfarë kemi bërë, por mbi të gjitha për çfarë mund të bëjmë në rrugëtimin strategjik për punësimin. 3500 maturantë kanë sot provime dhe dua t’i uroj të gjithë atyre sukses. Është një ditë kur bilanci është goxha domethënës dhe është shumë inkurajues. Kur e kemi nisur këtë rrugë, kemi pasur një sistem të arsimit profesional tërësisht të degraduar dhe plotësisht të padobishëm për të rejat...
Burimi:
sot.com.al