Shkaktoi aksident të shumëfishtë/ Nuk pranoi testin e alkoolit, 50 vjeçari përfundon në polici (EMRI)
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i shumëfishtë i ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr.4, në rrugën “Ismail Qemali”, ku u dëmtuan 5-6 automjete. Burime bëjnë me dije se personi i parë që dyshohet se shkaktoi aksidentin është 50-vjeçari Dhimitër Papa, banor i Sarandës. Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur kur ka përplasur automjetin e parë, duke bërë që përplasja të agravojë më tej dhe të përfshijë edhe 6 mjete të tjera. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat ndodheshin në vendngjarje, kanë kërkuar që Papa t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Megjithatë, 50-vjeçari ka refuzuar t’i nënshtrohet alkotestit. Për këtë arsye, ai është shoqëruar nga efektivët në Komisariatin e Policisë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë...
Burimi:
sot.com.al