Kur delet i qeth i njëjti bari

Kur delet i qeth i njëjti bari

Kur delet i qeth i njëjti bari Nga Lutfi Dervishi Çfarë ndodh kur inxhinieri, mjeku, piktori, deputeti dhe gazetari shkruajnë njëlloj?Ndodh ajo që shohim rëndom sot: tekstet u ngjajnë deleve që i qeth i njëjti bari. Kanë të njëjtën prerje, të njëjtën lëkurë , të njëjtën vulë, por asnjë shenjë dalluese. Bota është e bukur sepse njerëzit janë të ndryshëm. “Mendje mendje kjo dynja, mendja mendjes nuk i ngjan.” Kur të gjitha tekstet fillojnë të tingëllojnë njësoj, humbet jo vetëm stili dhe larmia, por humbet gjëja më e rëndësishme në komunikim: besimi Ky uniformitet maoisit që sa vjen dhe bëhet më i bezdisshëm e ka një emër: përdorimi jo i mençur i AI.“Kjo nuk është thjesht një marrëveshje, është një testament se çdo hap ka...