Kulmi i manipulimit/ Koreja e Jugut u befasua nga Diella pa tru e Edi Ramës

Kulmi i manipulimit/ Koreja e Jugut u befasua nga Diella pa tru e Edi Ramës

Edi Rama nisi një tur drejt Koresë së Jugut dhe Japonisë për të shpenzuar të tjera para të taksapaguesve shqiptarë në udhëtime të shtrenjta. Ndalesa e tij e parë ishte në Korenë e Jugut, ku u takua me kryeministrin Kim Min-Seok. Mediat e qeverisë shpallën me të madhe se kryeministri koreano-jugor ishte befasuar nga Diella e Edi Ramës. Ky duket kulmi i ironisë dhe manipulimit, për shkak se në njoftimin zyrtar nuk shprehet diçka e tillë. Aty thuhet thjesht se kryeministri ishte shprehur se Shqipëria ka emëruar një ministre IA. “Kim tha se mezi pret të zgjerojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, duke vënë në dukje se kombi ballkanik ka emëruar atë që njihet si "ministri i parë i inteligjencës artificiale (IA)" në botë dhe...