Kryetari i BDI-së për protestat: Po godasin turizmin dhe investimet në Shqipëri
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e tij për pasojat që, sipas tij, këto zhvillime mund të kenë për Shqipërinë. Në një deklaratë për mediat, Ahmeti vlerësoi rolin historik të Shqipërisë për shqiptarët në rajon, veçanërisht për Kosovën, duke theksuar se vendi ka qenë një faktor kyç në proceset e lirisë dhe shtetformimit të saj. Ai tha se po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Shqipëri dhe se protestat po i shkaktojnë vendit “dy goditje të forta”, duke veçuar ndikimin që ato mund të kenë në turizëm dhe në klimën e investimeve. Sipas Ahmetit, turizmi, si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, mund të ndikohet negativisht...
Burimi:
javanews.al