Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, përsëri në SPAK/ Zbardhet arsyeja

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, përsëri në SPAK/ Zbardhet arsyeja

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u paraqit sot (12 qershor) përsëri në SPAK. Ai ka disa çështje të hapura që lidhen me detyrën e tij si kryebashkiak, ndërsa një nga dosjet janë ato të tenderimeve me ujësjellës-kanalizime në Kolonjë, për të cilat është marrë i pandehur. Gjithashtu ndaj zyrtarit vendor ka pasur ankesa dhe denoncime nga banorë të disa fshatrave, që pretendojnë se ka përvetësim tokash që janë dhënë ndaj biznesmenëve të caktuar për të ndërtuar parqe fotovoltaike në kundërshtim me ligjin. Dosja për të cilën SPAK e ka marrë të pandehur dhe përgjimet Socialisti akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. SPAK ka hetuar konkretisht tenderin e rrugës Korçë-Ersekë, si dhe atë të ujësjellësit...