Kryeministrja Sanae Takaichi: Shqipëria partnere kyçe për Japoninë dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministrja Sanae Takaichi: Shqipëria partnere kyçe për Japoninë dhe stabilitetin në Ballkan

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Tokio të Japonisë, ku është pritur në një ceremoni zyrtare nga kryeministrja japoneze Sanae Takaichi. Gjatë ceremonisë së pritjes dhe deklaratave për shtyp, dy liderët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe theksuan forcimin e bashkëpunimit politik e ekonomik.Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi u shpreh e lumtur për takimin e parë me kreun e qeverisë shqiptare, duke e cilësuar Shqipërinë një partnere të rëndësishme për Japoninë.Takaichi vlerësoi gjithashtu rolin e Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe falënderoi qeverinë shqiptare për mbështetjen ndaj vizionit për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Kryeministrja e Japonisë SanaeTakaichi:E mirëpres me zemër vizitën e Kryeministrit Rama, sot. Jam shumë e lumtur që kam mundësinë t’ju takoj për herë të parë. Shqipëria...