Kryeministri Edi Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strategjike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se së shpejti do të shfuqizohet Ligji për investimet strategjike. Kërkesë për shfuqizimin e këtij ligji e ka bërë Bashkimi Evropian. Rama tregoi arsyet e këtij vendimi, që sipas tij, nuk kanë lidhje me protestat që po mbahen sa i përket projektit në Zvërnec, afër Vlorës. “Ligji kurrë nuk ka qenë i padrejtë, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vet. Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi [i BE-së] është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë. Nuk ka të bëjë me asgjë çfarë ndodh në rrugë. Nuk ka të bëjë me asgjë që sillet përreth kësaj historie”, theksoi Rama Një...
Burimi:
ntv.al