Kreu i Partisë “Mundësia” u ndalua nga Garda, Kapri: Në Kuvend do vijë Rama, i trembet Agron Shehajt
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka reaguar pas përplasjes së Agron Shehajt me efektivët e Gardës së Republikës në hyrje të Kuvendit, duke akuzuar institucionin e sigurisë për ndalim të dhunshëm të deputetit. Kapri deklaroi se Shehaj ishte paraqitur në Kuvend pasi afati i përjashtimit i ka skaduar më 21 korrik, por sipas tij, Garda e kishte mbajtur te dera dhe nuk e kishte lejuar të hynte në ambientet e Parlamentit. “Shehaj është ndalur në mënyrë të dhunshme nga Garda. Sot Shehaj erdhi në Kuvend dhe Garda e mbajti te dera, duke mos e lejuar të hyjë në Parlament. Kemi informacione se Rama do të vijë sot në seancë dhe Rama i trembet Shehajt. Është shumë e rëndë të ndalosh një deputet të hyjë...
Burimi:
vizionplus.tv