“Korrupsion i lartë me tenderat”, Berisha: Asnjë kompani europiane nuk ka fituar një prokurim në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion në fushën e prokurimeve publike. Një ditë pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është lider në fushën e prokurimeve, Berisha duke shfrytëzuar të dhënat nga “Open EU Tender” akuzoi qeverinë se e ka kthyer këtë sektor në strehë korrupsioni. Për të mbështetur këtë akuzë Berisha deklaroi se asnjë kompani europiane nuk arrin të fitojë tendera në vendin tonë.Lexo edhe :Related Posts “Mafia qeveritare shqiptare, në ligjin e mafies dhe jo në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar, nuk lejon asnjë kompani evropiane të fitojë qoftë dhe një tender në Shqipëri. Narkoqeveria Rama, është rasti i vetëm, kur në listën e kontraktorëve me tendera me vlerë të konsiderueshme, nuk ka asnjë fitues kompani nga vendet e BE...
Burimi:
vizionplus.tv