“Kontrollohet nga një subjekt i vetëm”/ Balla kundërshton Shehajn: Gënjen për tregun e karburanteve
Nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kundërshtoi pretendimin e Agron Shehajt se tregu i karburanteve kontrollohet nga një subjekt i vetëm, duke theksuar se sipas të dhënave publike të Ministrisë së Financave, bëhet fjalë për një treg të diversifikuar me disa operatorë kryesorë dhe dhjetëra të tjerë më të vegjël. Ai shkoi më tej me akuza personale ndaj deputetit të opozitës, duke e quajtur “gjobaxhi” dhe duke e akuzuar për keqpërdorim të të dhënave të Partisë Demokratike. Në fund të fjalës, Balla ndaloi edhe te marrëdhëniet me SHBA, duke vlerësuar emërimin e ambasadorit të ri si një tregues të partneritetit të fortë mes dy vendeve. Replika e plotë: Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Personi që krijon gjithmonë një...
Burimi:
javanews.al