Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj atyre që cenojnë hapësirat publike

Kontrolle në plazhet e jugut, Gonxhja: Tolerancë zero ndaj atyre që cenojnë hapësirat publike

Gjatë sezonit veror, plazhet e jugut janë më të rrezikuarat nga cenimi i hapësirave publike. Për pasojë edhe vëmendja e autoriteteve është te monitorimi më i plotë i vijës bregdetare. Gjatë një takimi në jug me zyrtarët vendorë, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja foli për tolerancë zero ndaj shkelësve. “Sot kemi përcaktuar edhe njëherë që toleranca për rastet kur cenohet, zaptohet, preket prona publike, do të jetë zero. Në kemi qenë më parë edhe në Kavajë, edhe në disa bashki të tjera dhe po vijon monitorimi në të gjithë territorin. Duhet patjetër që të ketë koordinim. Ka dhe raste kur ka lapsuse, por disa raste sot që ne gjetëm në Vlorë ishin shqetësuese. Sot janë konfiskuar shezlonge e çadra. Kush nuk do të luajë me...