Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri–BE, Ministria e Jashtme: Moment historik, miratohet progresi i ri në negociata
Foto ilustruese TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë e ka cilësuar Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, të mbajtur në Bruksel, si një moment të rëndësishëm në procesin e integrimit europian. Përmes një njoftimi publik, Ministria e Jashtme thekson se konferenca vlerësoi progresin e Shqipërisë në Grupkapitullin “Themeloret”, bazuar në raportin e Komisionit Evropian për Piketat e Ndërmjetme (IBAR), si dhe miratoi pozicionin e përbashkët të BE-së për hapjen e fazës së mbylljes së këtij grupkapitulli. Ministria nënvizon se ky zhvillim përbën një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njoftimi i Ministrisë së Jashtme: Më 26 maj 2026, u zhvillua në Bruksel Konferenca e 8-të Ndërqeveritare në nivel ministror mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, një...
Burimi:
zeri.ai