Komiteti i Helsinkit: Meta është penguar të realizojë intervista me gazetarët
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një raport të dytë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për Ilir Meten, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024. Në dokumentin e Komitetit të Helsinkit, të publikuar në 25 maj, thuhet qartë se ligji njeh të drejtën e të paraburgosurve për komunikim me median, duke respektuar kufizimet që lidhen me rendin dhe sigurinë në institucion. “Lidhur me pretendimin për ndalimin e disa takimeve me median, KShH risjell në vëmendje se pika 3 e nenit 49, i ligjit nr. 81/2020 njeh të drejtën e të paraburgosurve për komunikim me median, me kufizimet e domosdoshme që lidhen vetëm me sigurinë dhe rendin në institucion”, thuhet mes të tjerash në raport. Duke u...
Burimi:
sot.com.al