Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale, Rama: Unë nuk zbres më në këtë “baltë” të algoritmit

Komentet dhe fyerjet në rrjetet sociale, Rama: Unë nuk zbres më në këtë “baltë” të algoritmit

Shpallen sot startup-et fituese që do të mbështeten përmes Grant 2026, me një fond të dyfishuar prej 6 milionë eurosh për sipërmarrjen inovative. Një moment i rëndësishëm që pasqyron zhvillimin e ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe vizionin për ta ndërtuar inovacionin nga Shqipëria. Gjatë ceremonisë kryeministri Rama mbajti fjalën e tij, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes financiare të këtyre ndërmarrjeve dhe synimit për të ardhmen. Nuk mungoi as një deklaratë  e lidhur me protestën dhe zhvillimet në rrjetet sociale, ku pak orë më parë pati tension para Kuvendit, ku pritej të zhvillohet seanca plenare. “Jemi këtu pas një shtyrjeje të shpalljes së fituesve si rezultati i faktit që patëm një numër shumë të lartë aplikimesh dhe nga ana tjetër nuk u ndjemë mirë që me...