‘Koha e narkoqeverisë po mbaron’/ Xhixho: Propaganda nuk e fsheh dot krizën, paraja kriminale ka deformuar ekonominë
Në një deklaratë për mediat nga selia e Partia e Lirisë, zëvendëspresidentja e saj, Erisa Xhixho, akuzoi qeverinë se ka ndërtuar një model ekonomik që favorizon pastrimin e parave dhe dëmton ekonominë reale, prodhimin vendas dhe sipërmarrjen e ndershme. Sipas Xhixhos, ekonomia shqiptare nuk mbështetet më te puna, prodhimi apo iniciativa private, por te paratë e pista, të cilat, sipas saj, po përdoren për ndërtimin e kullave dhe resorteve luksoze. Ajo deklaroi se lejet e ndërtimit po shpërndahen për klientët e pushtetit dhe persona të lidhur me qeverinë, ndërsa qytetarët e zakonshëm po e kanë gjithnjë e më të vështirë të sigurojnë një banesë. Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë theksoi se rënia e euros është shoqëruar me rritje të ndjeshme të çmimeve të apartamenteve, duke...
Burimi:
syri.net