Kodi penal në konsultim publik, ashpërsohen ndëshkimet ndaj atyre që abuzojnë me fondet e BE

Kodi penal në konsultim publik, ashpërsohen ndëshkimet ndaj atyre që abuzojnë me fondet e BE

Kush abuzon me fondet e Bashkimit Europain do të dënohet me tre deri në 7 vjet burg. Nëse ai që shpërdoron fondet fshihet ose arratiset, dënimi ndaj tij do të dyfishohet. Janë këto disa nga parashikimet e reja dhe të ashpra ndëshkuese të përfshira në draft-Kodin e ri Penal. “Këto masa janë të domosdoshme. Në shumë raste, fondet e BE-së janë shpërdoruar në mënyrë të fshehtë ose nuk kanë mbërritur kurrë tek përfituesit realë. Tashmë, kush guxon të abuzojë, do të përballet me ndëshkime të rënda dhe të menjëhershme”, thotë për A2 CNN Romina Radonshiqi, eksperte për ekonominë. Kodi i Ri penal parashikon gjithashtu masa më të ashpra ndëshkuese për të gjithë zyrtarët publikë që bëjnë korrupsion. Në raport me Kodin Penal në fuqi, dënimet...