Koçeku braktisi Ramën, qytetarët ‘shpërthejnë’ në festë para Kryeministrisë: E presim në shesh!
Deputetja e Qarkut të Shkodrës, Marjana Koçeku e njohur si ‘Neomalsorja’ braktisi sot grupin parlamentar socialist. Lajmi u prit me ovacione nga protesta para Kryeministrisë. Protestuesit ftuan deputeten t’i bashkohet sheshit të protestës. “Duhet të rrimë në shesh, ata do të bien si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e marrë nga deputetja por themi që kjoë shtë vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është të vijë neë shesh e të këndojë me ne “Rama jepe dorëheqjen! Do të jemi këtu derisa Rama të ngelet vetëm, kur të jetë në qeli”, u shpreh një prej organizatorëve të protestës.
Burimi:
sot.com.al