“Kjo është zhvatje”/ Braçe: Shalqiri blihet me 6 lekë nga fermeri dhe shitet me 30

“Kjo është zhvatje”/ Braçe: Shalqiri blihet me 6 lekë nga fermeri dhe shitet me 30

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar publikisht atë që e cilëson si abuzim me çmimet e produkteve bujqësore, duke akuzuar tregtarët se po përfitojnë në kurriz të fermerëve dhe konsumatorëve. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Braçe solli në vëmendje rastin e shalqirit, duke theksuar se fermerët në Divjakë e kanë shitur prodhimin për rreth 40 ditë me vetëm 6 lekë për kilogram, ndërsa në tregjet e zonave bregdetare ai është shitur me 30 lekë për kilogram. Sipas tij, kjo diferencë e madhe nuk justifikohet dhe përbën një formë zhvatjeje ndaj prodhuesve. Deputeti socialist pretendon se tregtarët llogarisin rreth 10 lekë shpenzime dhe 10 lekë fitim për kilogram, ndërsa pjesa tjetër e diferencës mbetet sërish në favor të tyre. “Kjo nuk...