“Këtu halet, këtu ambulanca, këtu elektriku”/ Korreshi publikon denoncimin e radhës nga Divjaka

“Këtu halet, këtu ambulanca, këtu elektriku”/ Korreshi publikon denoncimin e radhës nga Divjaka

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video-denoncim nga Divjaka. Në videon e publikuar, shihet se një qendër shëndetësore në zonë ku pranë ndodhet dhe një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, ështëq mbuluar nga ferrat dhe mbeturinat. Korreshi shprehet se me këtë situatë nuk hyhet dot në Europë, ndërsa shtoi se rrugët e lagjeve janë në po të njëjtën gjendje. “E besoni apo jo si do hyjmë në Europë. Do hyjmë në Europë me Karakçlliqe. Me rënë zjarr këtu nuk hipën dot elektriçisti, o Karakaç. Kemi dhe ambulancën mbrapa do dalim ta shohim. Këtu plehrat, këtu halet, këtu muti, këtu ambulanca, këtu elektriku, këtu gjitha. Ju doni të hyni në Europë. Dalim nga mbrapa se kemi dhe...