“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e pensionet e shqiptarëve janë vjedhur nga Ermal Beqiraj

“Kështjella në Francë është e Ramës”, Berisha: Rrogat e pensionet e shqiptarëve janë vjedhur nga Ermal Beqiraj

Edhe këtë të hënë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së tij për detyrim paraqitje. Pas firmosjes, Berisha u ndal në një prononcim për gazetarët, ku komentoi edhe arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiraj në Francë. Sipas Berishës, institucionet e drejtësisë duhet të verifikojnë nëse vila e Beqirajt në Francë është e tij apo e kryeministrit Edi Rama. “Hetimi duhet të jetë: kështjella a është e Ermal Beqirajt apo e Edi Ramës dhe Olsi Ramës. Ai kishte kështjellë, jahte e avionë. Rrogat e pensionet e shqiptarëve janë vjedhur dhe shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri. Megjithatë, hetimet do të tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës, sepse ai nuk do të toleronte në...