Këshilli i Ambasadave mbështet protestat e qytetarëve: Të dëgjohet zëri i tyre, pasqyrohen shqetësime të akumuluara ndër vite
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka reaguar oër herë të parë, lidhur me protestat qytetare, të cilat po mbahen prej 12 ditësh në Tiranë. Në deklaratën zyrtare KASH mbështet qytetarët dhe thekson se protestat përcjellin mesazhe të qarta dhe legjitime, të cilat meritojnë vëmendje, dialog dhe transparencë nga institucionet shtetërore. Këshilli deklaron se vetëm me dialog, Shqipëria mund të përmbushë detyrimet që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian. KASH deklaron se mbështet investimet e huaja strategjike që sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe modernizim për Shqipërinë, por thekson se duhet të bazohet në transparencë të plotë, respektim rigoroz të ligjit. Deklarata mbyllet me një thirrje për institucionet shtetërore, ku Këshilli i Ambasadave u kërkon të dëgjojnë zërin e protestuesve dhe të zhvillohet një...
Burimi:
zeri.ai