“Kësaj i thonë të kesh dy b*thë, një ta mbash e një ta çash”, Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

“Kësaj i thonë të kesh dy b*thë, një ta mbash e një ta çash”, Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish ditën e sotme blogerët që mbështesin protestat kundër investimit në Zvërnec të Vlorës. “Ata blogerët e marrin pijen që kanë marrë për të pirë dhe pastaj e hedhin. Edhe thonë ‘Shqipëri hesapi, duam flamingot’. Por jeni të sigurit se ju duan flamingot ju? S’kanë gojë. Kjo është kur thoshte miku im, i ndieri Bujar Lako, të kesh 2 bythë, një ta mbash e një ta çash. Pata një telefonat me një djal atje në protestë. ‘Me kë e kishe atë punën e patriotëve’, më tha. I thashë ‘dëgjo, nëse je patriot, pse merr pjesë në një mashtrim publik?’”, tha mes të tjerash Rama.