Kërkohet një kokë për një trup/ Armir Shkurti shpjegon pse duhet të ketë një Kuvend nga protesta

Kërkohet një kokë për një trup/ Armir Shkurti shpjegon pse duhet të ketë një Kuvend nga protesta

Gazetari Armir Shkurti, anëtar i Grupit të Punës për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar, në mbështetje të protestës që sot ishte në ditën e 37-të, u shpreh pro formalizimit të drejtimit të protestës. Ai u shpreh se protesta duhet formalizuar, duke gjetur një drejtues. “Kemi dalë të marrim atdheun mbrapsht dhe të mbyllim këtë kapitull të klasës politike. Nuk më vjen mirë që është goditur media, por të lumtë dora. TVSH thoshte edhe dje se është protesta e Zvërnecit. Jo, është protesta e një populli që ka dalë me gjithë larminë e vet, që mund të ketë probleme të shëndetit mendor dhe akademikë. Dikush ka bërë tortën, dikush arkivolin, me të cilin nuk isha dakord. Ka njerëz që po vdesin në spitale për ilaçe. Duhet...