Kërcënohet deputetja Koçeku? Hasani debate me Vokshin: Nëse ndihet e kërcënuar, t’i drejtohet organeve kompetente
Deklarata e deputetes Marjana Koçeku mbi pretendimet për kërcënime nga një grup kriminal, ka qenë çështje diskutimi mes opozitës dhe socialistëve në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme. Ka qenë deputetja demokrate Albana Vokshi ajo e cila pasi ka shprehur shqetësim dhe solidarizim me kolegen Koçeku, ka ngritur pyetjen mbi garancitë që kanë qytetarët kur sipas saj, krimi i organizuar arrin deri në pikën sa mund të kërcënojë një deputet të Kuvendit? “Dua të shpeh një shqetësim të një lajmi të minutave të fundit. Një njoftim në një postim në rrjetet sociale të koleges sonë e cila është sekretare e këtij komisioni, koleges Koçeku. E para sepse është grua dhe shpreh solidaritetin tim. Është shqetësim që shkon përtej përkatësive politike dhe prek edhe vetë themelet...
Burimi:
javanews.al