“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

Ambasada e SHBA-së, në një reagim për Shqiptarja.com ka thënë se pretendimet e ngritura publikisht nga një i ri në protestën para Kryeministrisë, për marrjen e kërcënimeve në emër të këtij institucioni, janë plotësisht të pavërteta. Reagimi i Ambasadës erdhi pasi protestuesi jo vetëm pretendoi për marrjen e kërcënimeve në emër të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, por iu drejtua publikisht këtij institucioni duke i thënë ‘kështu e trajtoni ju rininë shqiptare? Turp’. Pyetja publike e tij për Ambasadën e SHBA-së, dukej se e forconte edhe më tej pretendimin e tij, se pas kërcënimeve të mundshme qëndronte selia e përfaqësisë amerikanë në Tiranë. “Para disa orësh kam marrë disa mesazhe dhe telefonata kërcënuese anonime. Besoj se edhe shumë të tjerë, nuk jam i vetmi që kam...