‘Kemi të bëjmë me një kryeministër të inkriminuar”/ ‘Shpërthen’ Vasili: Kemi përballë një batakçi në krye të qeverisë
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një politikan që është i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për interesa personale dhe politike. I ftuar në nje studio televizive, Vasili deklaroi se Rama po rikthen praktika të ngjashme me ato të diktaturës, duke fabrikuar armiq e agjentura imagjinare për të larguar vëmendjen nga skandalet që rëndojnë mbi qeverinë e tij. Duke u ndalur te projekti i shumëdebatuar i Zvërnecit, ai akuzoi Ramën për mashtrim publik dhe deklarata kontradiktore. Sipas tij, kryeministri tentoi të krijonte perceptimin se bëhej fjalë për një investim amerikan, ndërsa dokumentet zyrtare tregojnë të kundërtën. Vasili akuzoi Ramën se përdori emrin e familjes së Presidentit Donald Trump për qëllime propagandistike,...
Burimi:
sot.com.al