Këlliçi: Ripërtëritja e partisë është realitet, PD do të kalojë nga rezistenca te alternativa

Këlliçi: Ripërtëritja e partisë është realitet, PD do të kalojë nga rezistenca te alternativa

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi se procesi i ripërtëritjes së PD-së shënon një fazë të re për forcën opozitare, e cila sipas tij duhet të fokusohet te ndërtimi i një alternative për qytetarët. Belind Këlliçi foli për zgjedhjen e tij në postin e nënkryetarit të PD-së dhe përgjegjësinë që mbart kjo detyrë në një moment të rëndësishëm për partinë. Ai falënderoi anëtarët e Këshillit Kombëtar për votëbesimin, duke theksuar se ky vendim vjen si një mesazh për një qasje të re politike. Sipas tij, PD duhet të jetë alternativë për çdo qytetar, veçanërisht për të rinjtë dhe shqiptarët që janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit. Këlliçi deklaroi se ndryshimet e fundit në strukturat drejtuese përfaqësojnë një nga proceset më të mëdha...