Karikatura në protestë/ Bido: U prodhua nga Fredi Belerit, do vijoj të flas për plagën e Çamërisë
Në protestën e 20-të të zhvilluar në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, u shfaq një karikaturë satirike, që ironizonte deputetin socialist Ardit Bido, duke nënkuptuar se ai ka përdorur origjinën e tij për të përfituar pushtet dhe favore. Por përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bido ka theksuar se karikatura është prodhuar ‘Opinion Himara’ e eurodeputetit Fredi Beleri, me qëllim për ta sulmuar. Bido nënvizoi se origjina e tij është nga Labëria, teksa shtoi se nuk do të reshtë së foluri për plagën kombëtare të Çamërisë, pavarësisht nëse sipas tij, disave u djeg kjo gjë. Reagimi i Ardit Bidos:Shihni vorioepirotistët e protestës Kanë nxerr një karikaturë të prodhuar nga Opinion Himara e Fredi Belerit për të më sulmuar. Jeni të qartë që tezat vorioepirotiste i...
Burimi:
ntv.al