Ekspertët: Rritet numri i grave përdoruese të drogës
Specialistët e shëndetit mendor në Korçë raportojnë një rritje të rasteve të personave që përballen me çrregullime të shëndetit mendor dhe varësi nga alkooli apo lëndët narkotike, ndërsa theksojnë se nevojiten më shumë struktura rehabilituese dhe mbështetje sociale. Sipas mjekëve të Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor, faktorë si emigracioni, vetmia dhe mungesa e mbështetjes familjare po ndikojnë në shtimin e rasteve që kanë nevojë për trajtim dhe ndjekje afatgjatë. Ata vërejnë gjithashtu një rritje të numrit të grave dhe vajzave që kërkojnë ndihmë për probleme të lidhura me përdorimin e alkoolit dhe substancave narkotike. Specialistët nënvizojnë se kapacitetet aktuale të rehabilitimit në rajon janë të kufizuara dhe se mungojnë struktura publike që ofrojnë kujdes afatgjatë pas trajtimit spitalor. Sipas tyre, rehabilitimi duhet të shoqërohet me...
Burimi:
ntv.al