Nga Piramidat te Betoni

Nga Piramidat te Betoni

Nga Evarist Beqiri Shqiptarët janë tradhtuar shpesh nga qeveritë e tyre. Jo gjithmonë me gënjeshtra të mëdha. Shpesh me ëndrra të mëdha. Në vitin 1997, ëndrra ishte pasurimi i shpejtë pa punë. Shteti nuk e ndali mashtrimin. Nuk i mbrojti njerëzit. Shqiptarët paguan faturën. Me gjak. Me kaos. Me vite të humbura. Sot po shitet një tjetër ëndërr. Ëndrra e mirëqenies së shpejtë përmes betonit. Kulla në vend të kodrës. Shkatërrim i bregdetit. Gërryerje e maleve dhe lumenjve. Çdo copë natyre që zhduket quhet “investim”. Çdo hapësirë që mbetet e lirë quhet mundësi e humbur. Por zhvillimi nuk matet me atë që ndërtojmë. Matet me atë që na mbetet. Shqipëria po ndërton shumë. Por po humbet edhe më shumë. Çmimet e banesave janë bërë të...