Nga sherri me ortakun te përplasja me qeverinë, Pacolli heq dorëzat: Koha e emocioneve ka kaluar
Behgjet Pacolli sinjalizon përfundimin e çdo përpjekjeje për kompromis lidhur me Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe paralajmëron se beteja tashmë do të zhvillohet në rrugë ligjore. Në një koment të gjatë të publikuar në faqen e tij, Pacolli deklaron se prej muajit mars kompania MABCO u është drejtuar vazhdimisht institucioneve shqiptare, duke kërkuar lejimin e hyrjes në kantier dhe përfundimin e punimeve të mbetura. Sipas Pacollit, kërkesat për takime janë refuzuar, ndërsa kompania është penguar fizikisht të hyjë në aeroport. Ai pretendon se për muaj të tërë MABCO nuk është lejuar të instalojë sistemet e mbetura, të zhvillojë testimet përfundimtare dhe të përgatisë aeroportin për operim. Por, ndërsa konflikti nisi si një përplasje mes MABCO-s dhe ortakut tjetër, 2A Group, tashmë në qendër të betejës...
Burimi:
ntv.al