Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri

Filipinas, indianë dhe egjiptianë në krye të punësimeve, ja sa të huaj jetojnë në Shqipëri

Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë se gjysma e tyre po qëndrojnë në vend për të punuar. Konkretisht, sipas të dhënave të Policisë së Shtetit për Monitor deri më 30 Qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 38,712 leje qëndrimi të miratuara për shtetasit e huaj. Sipas shtetësisë, numrin më të lartë të lejeve e kanë shtetasit e Kosovës me 7,302 leje duke përbërë rreth 19% të totalit të lejeve aktive të qëndrimit. Pas tyre, numrin më të lartë e përbëjnë shtetasit nga Italia me 4,332 leje qëndrimi apo me 11% të totalit. Numri i lejeve të qëndrimit të shtetasve nga India arriti në 3,882 duke zënë 10% të totalit, nga Filipinet në...