Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin e energjisë

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin e energjisë

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga Kapitulli 15 i Bashkimit Evropian për energjinë, pas miratimit të ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Ministerialit të Komunitetit të Energjisë, që u zhvillua në Prishtinë. Karakaçi bëri të ditur se me përmbylljen e kësaj pakete ligjore, Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, renditet ndër vendet e rajonit që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik, duke e vendosur vendin në një pozicion të avancuar në procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Fjala e plotë: Ishim sot në Prishtinë, në Ministerialin e Komunitetit të Energjisë, ku paraqitëm të gjitha masat që shtetet kanë marrë për sa i përket përafrimit...