Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Viti 2026 po shënon një rekord të ri sa i takon aviacionit civil, duke arritur në shifra të paregjistruara më parë. Sezoni turistik veror është periudha e cila shënon një fluks të lartë sa i takon numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ishte pranë Albcontrol, ku u njoh nga drejtori Dritan Isaku, me të gjithë procesin që po bëhet për menaxhimin e fluksit të fluturimeve, si dhe masat e marra për të garantuar një proces pa problematika dhe vonesa. Drejtori Isaku bëri të ditur se prej muajit janar dhe deri në korrik janë përpunuar rreth 242 mijë fluturime, 11% më shumë, krahasuar me vitin e kaluar, ndërkohë që janë marrë të gjitha masat, duke shtuar edhe stafin, për t’ju...