“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

Kryeministri Edi Rama pas një bashkëbisedimi që zhvilloi me fermerët, ka kryer këtë të shtunë, më 25 prill, një inspektim në konviktin e ri të shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër, ku do të akomodohen 120 nxënës të cilët studiojnë në profile të ndryshme si Ekonomi Biznes, Teknologji Informacioni, Hoteleri Turizëm, Gjeologji Miniera. Në këtë vizitë, Rama ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, tha se konvikti i ri ka një kapacitet prej 120 vendesh dhe ofron kushte moderne akomodimi, duke garantuar një balancë të mirë gjinore mes nxënësve.  “Kapaciteti është 120 nxënës, 60 çuna 60 goca. Këtë balancën gjinore e kemi shumë të mire në Dibër, si gjithmonë. Edhe nga 240 nxënësit që janë në shkollë, janë 122 djem...